“Ku shkuan 9 milionë eurot?” – VLEN kërkon hetim për projektin e kanalizimit në Zajaz

Koalicioni VLEN ka akuzuar BDI-në për keqpërdorim të fondeve evropiane të destinuara për projektin e kanalizimit në Zajaz, duke ngritur pikëpyetje për fatin e mbi 9 milionë eurove që, sipas tyre, nuk u reflektuan në realizimin e projektit.

Nga VLEN thanë se projekti, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe që duhej të përfundonte në vitin 2024, mbeti i parealizuar, ndërsa theksuan se tashmë edhe Bashkimi Evropian po kërkon sqarime. Sipas tyre, ambasadori i BE-së, Michalis Rokas, ka bërë të ditur se po mblidhet dokumentacioni lidhur me projektin.

VLEN kërkon nga Prokuroria Publike dhe Policia Financiare që ta zgjerojnë hetimin dhe të bashkëpunojnë me institucionet evropiane për të zbardhur përgjegjësitë. Koalicioni akuzon BDI-në për dështim në menaxhimin e projektit dhe kërkon transparencë të plotë për kontratat, pagesat dhe mënyrën se si projekti është raportuar si i përfunduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *