Hapet aplikimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara
Qytetarët nga grupet e rrezikuara mund të aplikojnë për vaksinim falas kundër gripit sezonal përmes platformës elektronike të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila deri dje nuk funksiononte.
Aplikimi bëhet përmes linkut: https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu
“Duke plotësuar formularin në ueb-faqe, qytetarët regjistrohen për vaksinim drejtpërdrejt në sistemin Moj Termin. Më pas do të marrin një mesazh SMS me datën dhe orën e vaksinimit”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Vaksinimi falas u dedikohet personave mbi 65 vjeç, personave me sëmundje kronike, punonjësve shëndetësorë, grave shtatzëna dhe fëmijëve nga 6 muaj deri në 5 vjeç.
Nga Ministria theksojnë se vaksinimi është masa më efektive për parandalimin e formave të rënda të gripit dhe komplikimeve të tij.

