Mickoski në Nju Jork: Fokus te integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës në Nju Jork zhvilloi takime dypalëshe me zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, ku në fokus ishin integrimi evropian, bashkëpunimi rajonal dhe çështjet e sigurisë.Mickoski u takua me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, me të cilin diskutoi për paqen, dialogun, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh.Në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, u diskutua për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal, ndërsa me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, në fokus ishte perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe procesi i reformave.Mickoski zhvilloi takim edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas. Sipas Qeverisë, takimet në Nju Jork synojnë forcimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit me vendet evropiane e rajonale.

