Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut i bashkohen thirrjes për drejtësi në Hagë

Përfaqësitë studentore të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Universitetit të Evropës Juglindore dhe Lëvizja Studentore në Maqedoninë e Veriut i janë bashkuar zërit të studentëve të Kosovës, duke kërkuar që procesi në Hagë të udhëhiqet vetëm nga ligji, provat dhe standardet e barabarta të drejtësisë.

“Drejtësia nuk mund të ketë standarde të dyfishta”, thuhet në deklaratën e tyre.

Studentët kërkojnë që procesi të jetë i bazuar në parimet e drejtësisë dhe jo në ndikime politike.

“Jo gjykim politik. Jo standarde të dyfishta. Vetëm drejtësi”, theksojnë përfaqësitë studentore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *