Mickoski: Mandati i Qeverisë është katërvjeçar, nuk planifikojmë zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Hristian Mickoski ka deklaruar se Qeveria ka mandat katërvjeçar dhe se aktualisht nuk ka në plan mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai akuzoi opozitën për “taktizim” dhe tha se prioritet mbeten projektet dhe reformat e nisura.

E dini qëndrimin tonë, mandati i kësaj Qeverie është 4 vjeçar. Ajo çka unë shoh nga opozita taktizim i zymtë kur flasin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare po edhe deklarata të turpshme. E përsëris, mandati jonë si Qeveri është 4 vjeçar dhe prioriteti jonë janë qytetarët, interesi i qytetarëve, projektet po edhe reformat që duhet ti përfundojmë e të cilat qytetarët i presin prej nesh si Qeveri.

Kryeministri paralajmëroi gjithashtu vazhdimin e rikonstruimit të Qeverisë, i cili pritet të përfshijë zëvendësministrat dhe drejtorët. Emrat e rinj pritet të bëhen të ditur së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *