12 shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit për drejtim të pamatur

Dymbëdhjetë shoferë janë privuar nga liria gjatë 24 orëve të fundit në territorin e gjithë vendit, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “drejtim i pamatur i automjetit”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Shtatë prej tyre kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi, ndërsa në mesin e tyre ka qenë edhe një i mitur. Një shofer është ndaluar duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Policia ka privuar nga liria edhe tre shoferë të tjerë për drejtim të automjeteve nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dy të tjerë kanë drejtuar automjete pavarësisht se ndaj tyre kishte ndalesë aktive për drejtim.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të ndaluar do të paraqiten kallëzime përkatëse penale.

Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi, nën ndikimin e alkoolit apo gjatë kohës kur kanë ndalesë aktive për drejtim.

“Me sjellje të përgjegjshme, të gjithë së bashku kontribuojmë për një siguri më të madhe në komunikacion”, thuhet në apelin e MPB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *