Maqedonia e Veriut në fund të Evropës për pagën minimale, diferenca me vendet e BE-së thellohet
Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se Maqedonia e Veriut mbetet ndër vendet me pagën minimale më të ulët në Evropë. Me rreth 26 mijë denarë pagë minimale neto, vendi renditet pranë fundit të listës për sa i përket fuqisë reale blerëse.
Në Bashkimin Evropian, Luksemburgu kryeson me pagën minimale më të lartë, mbi 2.700 euro bruto, ndërsa Bullgaria ka nivelin më të ulët. Edhe disa vende kandidate për BE, përfshirë Serbinë dhe Malin e Zi, kanë paga minimale më të larta se Maqedonia e Veriut.
Kur llogaritja bëhet sipas standardit të fuqisë blerëse, diferencat mes vendeve zvogëlohen, por Maqedonia e Veriut mbetet në grupin e vendeve me standardin më të ulët të jetesës në Evropë.

