Ndryshojnë çmimet e derivateve: Benzinat ulen, nafta shtrenjtohet nga mesnata
Nga mesnata hyn në fuqi lista e re e çmimeve të derivateve të naftës, e cila sjell lehtësim për drejtuesit e automjeteve me benzinë, por kosto më të lartë për ata që përdorin naftë.
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i të dy llojeve të benzinës ulet me 2 denarë për litër. Në të njëjtën kohë, nafta shtrenjtohet me 1 denar për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë rritet me 0,5 denarë.
Me çmimet e reja, një litër benzinë BS-95 do të kushtojë 91 denarë, ndërsa BS-98 do të shitet për 93 denarë. Çmimi i naftës do të jetë 99,5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë do të kushtojë 98,5 denarë për litër.
Ndryshimet do të hyjnë në fuqi menjëherë pas mesnatës dhe do të zbatohen në të gjitha pikat e karburanteve në vend.

