Kurti pret Ziadin Selën në Prishtinë, diskutojnë për zhvillimet politike dhe projektet infrastrukturore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Shqiptare dhe deputetin e Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe për projektet e rëndësishme infrastrukturore që lidhin dy vendet.

“Duke i uruar mirëseardhje në Prishtinë, kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin Sela për vizitën. Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet dhe aktualitetet në Kosovë, me theks përgatitjet për procesin e konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Republikës, formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit ose presidentes”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, temë e diskutimit ishin zhvillimet në Maqedoninë e Veriut dhe projektet infrastrukturore ndërmjet dy shteteve, përfshirë rrugën Prizren–Tetovë dhe aksin Bllacë–Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *