Mickoski nga Pelinca: Ilindeni është amanet dhe karakter i popullit maqedonas
Kryeministri Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij nga Pelinca me rastin e Ilindenit, porositi se kjo festë nuk është vetëm një datë historike, por një amanet dhe shprehje e karakterit të popullit maqedonas.
Sipas tij, Ilindeni dëshmon se një popull mund të përballet me pushtime, tradhti dhe nënçmim, por jo të nënshtrohet, duke theksuar se liria buron nga vetëdija dhe vullneti i popullit.
Mickoski theksoi se Kryengritja e Krushevës dhe ASNOM-i përbëjnë një vazhdimësi historike të një ideje të vetme për shtetësi, liri dhe dinjitet kombëtar.
Ai kujtoi se në Krushevë u artikulua ideja e sakrificës për liri, ndërsa në ASNOM ajo u shndërrua në themel të shtetit modern maqedonas.
Në fjalim u përmendën Nikolla Karev dhe Metodija Andonov – Çento si figura që simbolizojnë këtë vazhdimësi historike, ndërsa u theksua se vendimet e ASNOM-it e forcuan rrugën shtetformuese të nisur në 1903.
Mickoski porositi se liria e Maqedonisë është rezultat i përpjekjeve të brendshme të popullit dhe të gjitha bashkësive që kanë kontribuar në ndërtimin e shtetit dhe realizimin e idealeve për pavarësi.

