Mickoski: Reformat dhe integrimi evropian, në fokus të takimit me Komisionin Evropian

Kryeministri Hristijan Mickoski informoi se sot është zhvilluar një takim pune kushtuar Axhendës së Reformave dhe procesit të integrimit evropian, në të cilin përmes një fjalimi online mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore të Komisionit Evropian, Gert Jan Kopman,

Sipas Mickoskit, gjatë takimit është diskutuar për progresin e arritur deri më tani, hapat e ardhshëm dhe koordinimin ndërmjet institucioneve, me qëllim që proceset reformuese të zhvillohen në mënyrë efikase dhe në përputhje me prioritetet e përcaktuara.

“Mbete mi të përkushtuar për zbatimin e reformave që do të kontribuojnë në institucione më efikase, shërbime më të mira për qytetarët dhe progres të përshpejtuar të vendit”, theksoi Mickoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *