Mickoski: Deri në fund të javës uji në Gostivar do të jetë teknikisht i përdorshëm, javën tjetër edhe për pije

Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se, nëse procesi i sanimit zhvillohet sipas planit, deri në fund të kësaj jave uji në Gostivar pritet të jetë teknikisht i përdorshëm, ndërsa deri në fund të javës së ardhshme të jetë i sigurt edhe për pije.

Sipas Mickoskit, në terren janë angazhuar ekipe të ujësjellësit të Shkupit dhe ekspertë për të përshpejtuar rikthimin e sistemit në funksion normal.

“Nëse gjithçka shkon siç duhet, pres që deri në fund të kësaj jave të kemi ujë teknikisht të përdorshëm në Gostivar. Plani është që në fund të javës tjetër ai ujë të jetë i mirë edhe për pije”, deklaroi kryeministri.

Gostivari po përballet prej ditësh me pasojat e ndotjes së rrjetit të ujësjellësit, situatë që çoi edhe në shpalljen e epidemisë së gastroenteritit, ndërsa autoritetet po vazhdojnë dezinfektimin dhe analizat e cilësisë së ujit përpara se ai të shpallet i sigurt për konsum.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *