VLEN akuzon Bujarin për heshtje ndaj Grubit dhe kalkulime për kreun e BDI-së

VLEN ka reaguar ndaj Bujar Osmanit, duke e akuzuar se për muaj me radhë ka heshtur për Artan Grubin, me të cilin dikur ishte pjesë e udhëheqjes së BDI-së. Sipas VLEN-it, Osmani sot sillet sikur nuk ka pasur histori të përbashkët politike me Grubin. Në reagim thuhet se, ndërsa Grubi tashmë është para drejtësisë, Osmani po pret momentin për të synuar kreun e BDI-së. VLEN ngre pyetjen pse Osmani ka heshtur për Grubin dhe çfarë di ai për këtë rast.VLEN kërkon që Grubi të përgjigjet para drejtësisë, ndërsa Osmani t’u japë qytetarëve përgjigje për qëndrimet e tij dhe heshtjen e deritanishme.

Sot “këndimi” i Bujar Osmanit po merr një tjetër kuptim: Artan Grubi është para drejtësisë, ndërsa Bujari vazhdon të presë momentin për të bërë hapin drejt kreut të BDI-së.

Për muaj me radhë, Bujari ka heshtur për Grubin, edhe pse dikur të dy ishin në krye të BDI-së. Ndërsa sot bën sikur nuk kanë pasur asnjë histori të përbashkët politike.

Në vend që mandatin e ministrit të Jashtëm ta përdorte për interesat e shtetit, Bujari e shfrytëzoi për hesapet e tij brenda BDI-së, duke “kënduar” sa andej e këndej dhe duke bërë llogaritë për kreun e BDI-së.

Sot skenari po bëhet gjithnjë e më i qartë: Grubi para gjykatës, Ali Ahmeti nën presion, ndërsa Bujari pret karrigen e kryetarit të BDI-së, thuhet mes tjerash në reagimimin e VLEN-it

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *