Mevlan Ademi nga protesta në Prishtinë: “Liria ka emër”

Aktivisti Mevlan Ademi ka marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale ka përcjellë mesazh në mbështetje të simbolikës së UÇK-së dhe sakrificës për liri.

“Liria ka emër”, shkruan Ademi, duke e cilësuar emblemën si simbol të qëndresës, sakrificës dhe luftës për liri.

Ai ka kujtuar periudhën kur, sipas tij, shqiptarëve u digjeshin vatrat, familjet përndiqeshin dhe një popull i tërë luftonte për të drejtën për të jetuar i lirë në tokën e vet.

“Për atë sakrificë dëshmon historia. Për atë emblemë dëshmon një komb i tërë”, shkruan Ademi.

Mesazhin e tij ai e përmbyll me fjalët: “Sot dhe përgjithmonë”, shoqëruar me simbolin e shqiponjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *