Janevska: Masa për parandalimin e dhunës
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, njoftoi vendosjen e një sistemi të qëndrueshëm për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve, përmes aktiviteteve të vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencë
Janevska rikujtoi gjithashtu se Qeveria deri më tani ka ndërmarrë disa projekte dhe ndryshime ligjore, si dhe ndryshime në shkolla, me qëllim parandalimin dhe sanksionimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, paralajmëroi një qasje afatgjate dhe sistematike për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve. Janevska njoftoi masa konkrete, ndryshime ligjore dhe përgjegjësi edhe për prindërit e fëmijëve që përsërisin dhunën në shkolla. Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit synohet krijimi i një sistemi të qëndrueshëm që do të parandalojë dhe trajtojë në mënyrë të vazhdueshme këtë dukuri.
“Ju e dini se ne kemi parashikuar jashtëzakonisht shumë aktivitete për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve, gjë që deri më tani nuk ka qenë kështu. Kjo është Qeveria e parë që i ka kushtuar kaq shumë vëmendje dhunës mes bashkëmoshatarëve. Kemi ndërmarrë projekte dhe ndryshime ligjore. Kemi bërë ndryshime në shkolla sa i përket orarit të mësuesve, kujdesit, madje edhe dënime për ata prindër, fëmijët e të cilëve përsërisin dhunën mes bashkëmoshatarëve. aktualisht bisedimet me Qytetin e Shkupit po zhvillohen në nivel të shërbimeve, ndërsa më tej do të bisedohet edhe me kryetarin e qytetit.Unë thashë se këto do të jenë projekte të vazhdueshme, në mënyrë që të mos jenë vetëm projekte për hir të projektit, por të vendoset një sistem i qëndrueshëm që do të veprojë në mënyrë të vazhdueshme për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve”, tha Janevska.

