VLEN: Prioritet mbetet mbrojtja e qytetarëve, kërkojmë zbardhjen e plotë të situatës në Gostivar

VLEN ka shprehur shqetësimin për situatën epidemiologjike në Gostivar, pas rritjes së numrit të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe shpalljes së epidemisë.

Në një reagim publik, VLEN thekson se prioritet në këto momente është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, sigurimi i ujit të pijshëm dhe informimi i saktë e në kohë për zhvillimet.

Sipas koalicionit, përmes institucioneve shtetërore tashmë po sigurohen 50 mijë litra ujë të pijshëm falas në ditë, të cilat shpërndahen në disa pika të qytetit për aq kohë sa mbeten në fuqi masat dhe rekomandimet e institucioneve kompetente.

VLEN kërkon që rezultatet e analizave laboratorike të publikohen sa më shpejt dhe që institucionet të vazhdojnë hetimet deri në përcaktimin e plotë të shkaqeve që çuan në shpalljen e epidemisë.

Koalicioni shton se do ta ndjekë nga afër zhvillimin e situatës dhe do të angazhohet që qytetarëve të Gostivarit t’u ofrohet e gjithë ndihma e nevojshme deri në normalizimin e plotë të gjendjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *