Nga mesnata shtrenjtohen karburantet, nafta rritet me 6 denarë për litër
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, e cila hyn në fuqi nga mesnata, më 21 korrik, në ora 00:01.
Sipas vendimit, benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të shtrenjtohen me 3 denarë për litër, ndërsa EURODIZEL BS (D-E V) do të rritet me 6 denarë për litër. Po ashtu, vaji ekstra i lehtë për ngrohje (EL-1) do të shtrenjtohet me 7 denarë për litër, ndërsa mazuti M-1 NS me 3,205 denarë për kilogram.
Me çmimet e reja, një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 90 denarë, EUROSUPER BS-98 92 denarë, ndërsa EURODIZEL BS 94 denarë për litër. Çmimi i vajit ekstra të lehtë për ngrohje do të jetë 93 denarë për litër, ndërsa mazuti do të shitet me 45,373 denarë për kilogram.
Vendimi i KRRE-së hyn në fuqi nga ora 00:01 e datës 21 korrik 2026.

