Arrestohen tetë persona për posedim të drogës në disa qytete
Aksione policore në Shkup, Strugë, Kërçovë dhe Negotinë, konfiskohet drogë
Policia ka arrestuar tetë persona në disa qytete të vendit gjatë aksioneve kundër posedimit të lëndëve narkotike.
Në Shkup u privuan nga liria gjashtë persona, tek të cilët u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë, materie pluhurore e bardhë dhe materie kokërrzore e bardhë. Në një rast të veçantë në Negotinë, policia zhvilloi bisedë zyrtare me një 26-vjeçar nga fshati Bistrencë, pasi gjatë kontrollit iu gjet marihuanë.
Ndërkohë, në Strugë u arrestua një 18-vjeçar nga fshati Misllodezhdë, ndërsa në Kërçovë u ndalua një 48-vjeçar nga Beogradi, tek i cili u gjet një materie e bardhë e panjohur.Policia njoftoi se, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të dyshuarve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

