Buzhala kritikon Qokun dhe VLEN-in pas ndalimit në Qafë-Thanë Nuk do t’i kisha lejuar të hynin në Shqipëri
Gazetari dhe analisti kosovar Berat Buzhala ka reaguar pas ndalimit për rreth një orë në pikën kufitare të Qafë-Thanës të deputetit Bekim Qoku, Adnan Azizit dhe zyrtarit qeveritar Hasim Murtezani. Në një reagim publik, Buzhala kritikoi ashpër përfaqësuesit e koalicionit VLEN, duke deklaruar se, sipas tij, ata nuk duhej të lejoheshin të hynin në Shqipëri dhe duke i akuzuar për bashkëpunim politik me zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq, të cilin ai e lidh me interesat e Serbisë. Ai gjithashtu vuri në pikëpyetje protestën e tyre në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar të pajustifikuar.
“Një delegacion që e ndan shtratin me agjentin e BIA-s serbe, Ivan Stoilkovic, u nis për të protestuar dje në Tiranë kundër Edi Ramës, dhe në Qafë-Thanë i paskan ndaluar nja një orë. Unë nuk i kisha lënë të hynin fare. Qoku është aktiv në rrjetet sociale pro protestës. Është në rregull kjo, por me tejkalu Mickoskin, me tejkalu Stoilkovic i cili është zv.kryeministër i RMV, serb me etnikë, që s’ka lidhje me etninë por se çfarë ka bërë ai që pas vitit 2017…. dhe të thuash po shkoj të protestoj në Tiranë? Për çfarë? Për Zvërnecin? Për demokracinë?! ”, shprehet ai.
“qeveria e RMV, aty ku janë njerëzit e Albinit, është në luftë më Bullgarinë, në aleancë me Serbinë… Shqipëria për të cilën këta po shkojnë të protestojnë e ka tejkalu në integrim europian Maqedoninë e tyre, Serbinë e Vuçiçit. Pra si erdhëm në këtë ditë që qeveria e Kosovës të ketë aleat qeverinë e RMV e cila është aleat i Serbisë dhe është kundërshtar i Bullgarisë edhe i Shqipërisë? Si erdhëm në këtë ditë që nja tre katër horra të shkojnë të protestojnë në Tiranë duke qenë në shtrat me njerëzit e BIA-s?”.
“Zëvendëskryeministri i Qokeve të Albin Kurtit, Ivan Stoilkovic, është bashkëpunëtor i BIA’s dhe Vuçiçit, kurse Qoket e Kurtit nuk i pengon shefi i tyre serb, por Edi Rama”, shkruan Buzhala

