Rama fton studentët në dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ftuar sërish studentët në dialog, pas dy javësh protesta kundër qeverisë. Megjithatë, studentët dhe të rinjtë kanë refuzuar të ulen në tryezë me të, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit. Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje dhe se dialogu është rruga për tejkalimin e situatës.

Ndërsa protestat e fundit janë zhvilluar paqësisht, ditët e para u shoqëruan me përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe dëmtime të institucioneve dhe bizneseve private.

Ndërkohë, Rama ka prezantuar një paketë me gjashtë masa për trajtimin e akteve të dhunshme, që përfshin dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara, gjoba deri në 500 mijë lekë dhe ndryshime ligjore për tubimet, si dhe sanksione për nxitjen e dhunës në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *