Rreth 13.800 studentë të rinj nisin vitin akademik 2026/27 në Maqedoninë e Veriut

Rreth 13.800 studentë të rinj sot nisën vitin akademik 2026/2027 në universitetet e Maqedonisë së Veriut. Në studimet universitare këtë vit janë regjistruar rreth 53.500 studentë, prej të cilëve 46.925 janë studentë të rregullt dhe rreth 6.600 me korrespondencë.

Ora e parë akademike u mbajt në universitetet në Shkup, Tetovë, Manastir, Shtip dhe Ohër. Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku këtë vit janë paraparë 8.851 vende për studentë të rinj, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, u tha studentëve se ata janë potenciali më i madh i vendit dhe i inkurajoi të jenë kureshtarë dhe të guximshëm në kërkimin e njohurive.

Kryeministri Hristijan Mickoski mori pjesë në orën e parë akademike në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, ku u bëri thirrje studentëve të kontribuojnë për vendin dhe, pas studimeve, të kthehen në vendlindje.

Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” këtë vit studiojnë gjithsej rreth 26 mijë studentë, ndërsa në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, pas dy afateve të regjistrimit, janë regjistruar 1.062 studentë të rinj. Viti i ri akademik nisi edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup dhe universitetet e tjera në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *