LSDM refuzon kërkimfaljen e Bozhinovskës dhe kërkon verifikim institucional të pretendimeve për “Rudnap”

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë i ka refuzuar kërkesat e ministres së Energjetikës, Sanja Bozhinovska, për kërkimfalje dhe tërheqje të pretendimeve lidhur me lidhjet e saj të mëparshme profesionale me kompaninë “Rudnap”. Partia thotë se për pretendimet e saj posedon dokumente dhe të dhëna nga regjistrat publikë.

Sipas”, me vlerë rreth 13,2 milionë euro, për furnizim me matës të energjisë elektrike. Partia ngre pyetje për lidhjet e kësaj kompanie me LSDM-në, Bozhinovska gjatë periudhës 2011–2014 ka qenë drejtoreshë ekzekutive e “Rudnap Group” për Evropën Qendrore dhe Lindore, ndërsa nga marsi 2012 deri në mars 2014 ka qenë edhe menaxhere e “Rudnap Bulgaria” EOOD. Partia pretendon se emri i saj figuron edhe në dokumentacionin e lidhur me kompaninë e “Rudnap” në Zagreb.

LSDMi referohet gjithashtu një kontrate të lidhur më 11 gusht 2026 nga EVN me kompaninë serbe “METER&CONTROL”, me vlerë rreth 13,2 milionë euro, për furnizim me matës të energjisë elektrike. Partia ngre pyetje për lidhjet e kësaj kompanie me “Rudnap Group” dhe për marrëdhëniet e mundshme me angazhimet e mëparshme profesionale të Bozhinovskës.

LSDM thotë se, në vend të kërkimfaljes, pret që institucionet kompetente t’i verifikojnë pretendimet e paraqitura.

Nga ana tjetër, Bozhinovska i ka hedhur poshtë akuzat e LSDM-së, duke deklaruar se prej më shumë se 12 vitesh nuk ka asnjë lidhje biznesore apo private me “Rudnap” dhe se nuk ka lidhje me procedurën e furnizimit të EVN-së me matësa. Ajo ka kërkuar që LSDM t’i tërheqë pretendimet dhe ka paralajmëruar hapa juridikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *