Arbana Kasami, e vetmja shqiptare mes 14 fituesve të “Unazës së Inxhinierit”
Arbana Kasami është e vetmja shqiptare në mesin e 14 inxhinierëve të rinj që këtë vit janë shpallur fitues të mirënjohjes “Unaza e Inxhinierit”.
Mirënjohja, e cila këtë vit ndahet për herë të 23-të, u jepet të rinjve me rezultate të spikatura në fusha të ndryshme të inxhinierisë dhe teknologjisë.
Në mesin e fituesve janë studentë dhe të diplomuar nga Fakulteti i Arkitekturës, Ndërtimtarisë, Makinerisë, Teknologjik-Metalurgjik, FEIT, FINKI, PMF, si dhe fakultete të tjera.
Gjatë takimit me fituesit, ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, tha se të rinjtë duhet të vazhdojnë të mësojnë, të krijojnë dhe të inovojnë, ndërsa institucionet duhet t’u mundësojnë zhvillim profesional.
Sipas Ministrisë, deri më tani mirënjohjen “Unaza e Inxhinierit” e kanë marrë gjithsej 257 inxhinierë.

