Maqedonia e Veriut me standardin më të ulët të jetesës në rajon, familjes katëranëtarëshe i duhen 68.498 denarë në muaj

Maqedonia e Veriut mbetet ndër vendet me standardin më të ulët të jetesës në Evropë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

Sipas të dhënave, indeksi i konsumit real individual për banor në vend është 49,7, ndërsa mesatarja e Bashkimit Evropian është 100. Kjo nënkupton se niveli i konsumit real për banor është rreth gjysma e mesatares së BE-së.

Në krahasimin me vendet e tjera evropiane, përpara Maqedonisë së Veriut renditen Turqia, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria.

Kjo çështje u bë pjesë edhe e përplasjeve politike në Kuvend, ku lideri i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe, dhe kryeministri Hristijan Mickoski shkëmbyen akuza lidhur me standardin e jetesës dhe gjendjen ekonomike të qytetarëve.

Ndërkohë, sipas llogaritjes së re të shportës minimale sindikale të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), një familjeje me katër anëtarë në muajin korrik i nevojiten 68.498 denarë vetëm për të mbuluar shpenzimet bazë mujore.

Të dhënat e Eurostatit për konsumin real individual përdoren si një tregues i mirëqenies materiale të familjeve dhe marrin parasysh edhe dallimet në nivelin e çmimeve ndërmjet vendeve. (ec.europa.eu⁠)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *