LSDM kërkon publikimin e analizave për ujin në Gostivar

LSDM kërkon nga Qeveria që të publikojë rezultatet e analizave mbi bazën e të cilave është marrë vendimi që uji në Gostivar të përdoret si ujë teknik.

Nga partia opozitare thonë se, në vend të Ministrit të Shëndetësisë, për situatën sot informoi Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili deklaroi se uji mund të përdoret për nevoja higjienike, por pa publikuar rezultate konkrete laboratorike.

Toshkovski kërkon konfirmim nga ekspertët, por publiku ende nuk ka informacion mbi analizat dhe parametrat mbi bazën e të cilëve është marrë vendimi”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, uji teknik zakonisht përdoret për larjen e rrugëve, ujitjen e sipërfaqeve të gjelbra, sistemet e zjarrfikjes dhe shkarkimin e tualeteve, ndërsa përdorimi i tij për dush dhe higjienë personale duhet të bazohet ekskluzivisht në analiza mikrobiologjike.

Bazuar në këto gjetje, institucionet shëndetësore duhet të deklarojnë nëse uji është i sigurt për higjienën personale, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe kategoritë e tjera të cenueshme të qytetarëve”, deklarojnë nga LSDM.

Ata kërkojnë që Instituti i Shëndetit Publik dhe drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik – Shkup, Marija Andonovska, të sqarojnë publikisht se për çfarë saktësisht mund të përdoret uji në Gostivar.

Institucionet kompetente shëndetësore duhet të japin përgjigje, jo Ministri i Brendshëm. Qeveria dhe Ministri Toshkovski duhet ta publikojnë dokumentin zyrtar me analizat, kush e ka nënshkruar dhe cili institucion qëndron pas vendimit”, thonë nga LSDM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *