Aksion i MPB-së dhe ASK-së në Shkup, arrestohen disa persona nën dyshime për terrorizëm

Një aksion i MPB-së dhe Agjencisë për Siguri Kombëtare po zhvillohet në disa lokacione në Shkup, ndërsa deri tani janë arrestuar disa persona të dyshuar për vepra penale që lidhen me terrorizmin.

Aksioni zhvillohet nën drejtimin e një prokurori publik nga PTHP-NKOK. Informacione më të detajuara priten pas përfundimit të aksionit.

Sipas informacioneve jozyrtare të raportuara nga disa media, dyshohet se bëhet fjalë për rreth pesë persona, të cilët dyshohet se janë përfshirë në fajde, indoktrinim dhe nxitje të terrorizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *