Shtyhet seanca gjyqësore për rastin Llotaria Shtetërore

Seanca e dytë gjyqësore për rastin ‘Lotaria Shtetërore’ është shtyrë për shkak se i akuzuari Bashkim Avdiu kërkoi që aktakuza të përkthehet në gjuhën shqipe. Në ndërkohë sipas rivlerësimit, dëmi nga 8.2 u rrit në 9.7 milionë euro.

Në seancën e sotme, u paraqit edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi. I pyetur nga gjyqtarja Biljana Shuplinovska-Jovevski nëse ndihet fajtor për veprën për të cilën akuzohet, Grubi u përgjigj shkurt: “Jo”.

Ndërkohë, Prokuroria ka bërë rivlerësim të dëmit të pretenduar në rastin “Lotaria”. Sipas përllogaritjes së re, dëmi kap shumën prej 596.125.511 denarësh, apo rreth 9.7 milionë euro.Kjo shumë është më e lartë prej 1.5 milionë euro se vlerësimi i mëparshëm, i cili ishte rreth 8.2 milionë euro.

Seanca e radhës është caktuar për më ditën e premte, më 11 shtator. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *