Mickoski: Ne kemi naftën më të lirë në rajon dhe inflacionin më të ulët
Pavarësisht rritjes së fundit të çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni, kryeministri Hirstijan Mickoski thotë se vendi ynë sërish ka karburantet me çmimet më të lira në rajon, ai shtoi se, pavarësisht rritjes së fundit, karburantet në Maqedoninë e Veriut mbeten ndër më të lirat në rajon. Ai tha se kjo ka bërë që një numër i madh i qytetarëve nga vendet fqinje të furnizohen në pikat e karburantit pranë kufirit.
Dizeli në Maqedoninë e Veriut është gjysmë denarë për litër më lirë se në Shqipëri, 35 cent më lirë se në Serbi, është nga 30 deri në 50 cent më lirë se në të gjitha shtetet në rajon, Greqi, Kroaci, Bosnjë, Mali i Zi. Nëse e lëmë anash politikën dhe fillojmë ti shohim numrat do të vijmë në përfundim se për momentin qytetarët e Maqedonisë po edhe pjesë e qytetarëve nga vendet fqinje vijnë e furnizohen me derivate në Maqedoni. Si qeveri, derivate sigurojmë jo vetëm për qytetarët tanë, sepse për 50 ose 60 % është rritur volumi i shitjes së derivative, qoftë benzina, qoftë dizeli që shitet në pompat tona.

