Agon Ferati takon ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Në fokus integrimi evropian dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve

Ministri Agon Ferati sot ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, me të cilin ka diskutuar për procesin e integrimit evropian dhe çështje të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Gjatë takimit është biseduar për rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërmjet komuniteteve dhe rolin e institucioneve në ndërtimin e një shoqërie demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar përfshirjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse, krijimit të mundësive të barabarta për qytetarët dhe forcimit të kapaciteteve institucionale të Ministrisë.

Ferati ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për projektet që kontribuojnë në zhvillimin e barabartë të rajoneve, kohezionin shoqëror dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Partneriteti me Bashkimin Evropian mbetet i rëndësishëm për të çuar përpara reformat, bashkëjetesën, zhvillimin institucional dhe perspektivën evropiane të vendit”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *