Strugë: Zgjatet orari i punës për objektet hotelierike gjatë sezonit veror

Strugë do të ketë orar të zgjatur për objektet hotelierike gjatë sezonit veror. Sipas vendimit të Këshillit të Komunës, kafenetë dhe restorantet gjatë fundjavave dhe manifestimeve publike do të punojnë deri në orën 02:00, në vend të orës 01:00.

Për fundjavën e zgjatur festive, më 1, 2 dhe 3 gusht, orari do të zgjatet deri në orën 03:00 pas mesnate.

Nga Komuna e Strugës bëjnë të ditur se orari do të zgjatet me një orë edhe në disa data të veçanta deri në fund të vitit, përfshirë ditë festive në shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor.

Sipas autoriteteve lokale, vendimi synon të mbështesë sezonin turistik dhe ekonominë lokale, si dhe të mundësojë zhvillimin e papenguar të aktiviteteve kulturore dhe turistike, duke ruajtur balancën mes zhvillimit të turizmit dhe interesit të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *